
Përdorim cookies të domosdoshme për funksionimin e faqes. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike dhe marketing për të përmirësuar Apoteca.al, për të matur reklamat dhe për t’ju shfaqur përmbajtje më të përshtatshme.
Nëse zgjidhni “Vetëm të domosdoshme”, këto cookies nuk aktivizohen. Mëso më shumë.

Suplement për shtatzëni me omega-3
56 tablets + 28 capsulesDorëzimi i parashikuar: 1–3 ditë pune në Tiranë · 2–5 në gjithë Shqipërinë
Pretendime EFSA
Vitabiotics - Pregnacare Plus Omega 3 *56tabs/caps Një mbështetje e madhe nutricionale për nënën dhe fëmijën Pregnacare Plus Omega -3 ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, plus kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA (acidi docosahexaenoic) i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi. Pregnacare Plus është formuluar për të ndihmuar nënat të mbajnë nivelet e nutrientëve në organizmin e tyre në nivelet e duhura pa vështirësinë apo konfuzionin rreth nutrientëve që duhet të marrin. Pregnacare Plus ofron 28x tableta Pregnacare multi-nutricional me 400mcg acid folik. Tabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën. Pregnacare është formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë. Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon defiçiencat e folatit tek nënat mungesa e të cilit është faktor rrisku për difektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.Kapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme DHA dhe EPA. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit. Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA. Pregnacare Plus nuk përmban vaj peshku të ekstraktuar nga toni, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana. Vitamina D në shtatzani Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt. Vitamina E në shtatzani Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike. Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3 Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetal siç është vaji i linit por ky proçes është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA. Zhvillimi i trurit dhe i syve DHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor pasi gjendet në muret qelizore në tru. Tek fetusi 60% e trurit është e përbërë nga yndyrnat ku 40% zë DHA. Ka një nevojë të rritur për DHA nga fetusi që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru gjatë muajve të fundit të shtatzanisë. Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës të trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës. DHA është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. DHA gjendet në sasi dhe më të mëdha në retinë.
Të ngjashme
Mineral gjurmë i nevojshëm për imunitetin, indin lidhor dhe pigmentimin.
Forma e vitaminës D që trupi sintetizon nga drita e diellit; absorbohet më mirë sesa D2.
Vitaminë B e nevojshme për metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e lëkurës.
Vitamin C
Vitaminë B7 e tretshme në ujë; mbështet metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e flokëve, lëkurës e thonjve.
Mineral gjurmë antioksidant; mbështet kockat dhe indin lidhor.
Mineral i përfshirë në mbi 300 reaksione enzimatike; mbështet energjinë, muskujt dhe sistemin nervor.
Mineral antioksidant; mbështet imunitetin dhe shëndetin e flokëve dhe thonjve.
Mineral thelbësor për imunitetin, shërimin e plagëve dhe shëndetin e lëkurës, flokëve e thonjve.
Mineral gjurmë që ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve dhe glukozës në gjak.
Mineral thelbësor për sintezën e hormoneve të tiroides.
Mineral i bollshëm në trup; thelbësor për kockat, dhëmbët dhe funksionin normal muskular.
Vitaminë e tretshme në yndyrë; thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shëndetin e kockave.
Antioksidant i tretshëm në yndyrë që mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ.
Merrni një tabletë dhe një kapsulë çdo ditë me ose menjëherë pas ushqimit kryesor, me një gotë ujë ose pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Tabletë: Kalcium karbonat, Magnez oksid, Vitamin C, Niacin (Vitamin B3), Zink sulfat, Jod, Vitamin E, Vitamin B6, Acid folik, Vitamin B12, Biotin, Vitamin D3, Vitamin K, Selen, Bakër, Mangan, Krom, Natrium, Betakaroten natyral. Kapsulë: Vaj peshku, DHA, EPA.
Paketa përmban 56 tableta dhe 28 kapsula.
Po, Pregnacare Plus është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.
Dorëzimi i parashikuar: 1–3 ditë pune në Tiranë · 2–5 në gjithë Shqipërinë
Fitoni 310 pikë me këtë blerje