
Markë franceze e dermokozmetikës, që ndërthur ekspertizën dermatologjike me inovacionin shkencor — pjesë e edicionit tonë të parë.
Zbulo markën →Suplemente për mbështetjen e konceptimit
Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal
BurimiVitabiotics - Pregnacare Before Conception *30tab Prodhuesit e linjës Pregnacare, suplementi kryesor i shtatëzanisë në Angli, kanë zhvilluar Pregnacare Conception, për te ndihmuar ngjizjen e shëndetshme të femrave që po provojnë të ngelen shtatëzëna. Nutrientët e nevojshëm në periudhën e shtatëzanisë Tani që keni vendosur të keni një fëmijë ju dëshironi të përgatitni trupin tuaj dhe të siguroheni që keni nje dietë dhe një mënyrë jetese mjaft të shëndetshme, për të rritur në maksimum shanset për të mbetur shtatzënë. Formula e Pregnacare Conception është zhvilluar dhe konceptuar në bazë të shumë studimeve në mbarë botën që tregojnë se nutrientë specifikë mund të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në ndërtimin e rezervave me nutrientë, gati për shtatëzani apo për të ndihmuar në një shëndet sa më të mirë të sistemit riprodhues. Pregnacare Conception mundëson një bashkim të plotë, të kujdesshëm e të balancuar të mikronutrientëve , duke përfshirë dhe nutrientë specifikë si : inositoli , l-arginine , n-acetyl cysteine dhe selenium. Formula gjithashtu përfshin vitaminën B12 dhe acidin folik 400 mcg (microgram). Ideale për të ndihmuar çdo femër të krijojë rezerva nutrientësh përpara shtatëzënisë. Formula përmban 100% nutrientë dhe vitamina dhe nuk përbëhet nga ilaçe apo hormone. Formula përfshin nutrientët kryesor : • Niveli i rekomanduar i acidit folik Pregnacare Conception përmban 400 mcg acid folik, sasi ekzakte e rekomanduar për çdo femër që po tenton të mbetet shtatëzënë. Nesë nuk merrni acid folik shtesë rritet rreziku që të zhvillohen difekte në tubin neural gjatë formimit të fetusit. Acidi folik gjithashtu ndihmon në proçesin e ndarjes së qelizave si dhe kontribuon në rritjen e placentës gjatë shtatzënisë. • Shëndeti riprodhues femrës Disa nutrientë mund të luajnë një rol në mbështetjen e shëndetit të sistemit riprodhues tek femrat. Pregnacare Conception përmban zink i cili kontribuon për të pasur nje pjellori normale dhe vitamin B6 e cila ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal . Formula gjithashtu përfshin vitaminë B12, hekur, magnesium dhe vitaminë D të cilat ndikojnë në proçesin e ndarjes së qelizave. • Suport me nutrienët të gjithanshëm Pregnacare Conception mundëson suport të gjithanshëm me nutrientë shtesë duke përfshirë biotinë dhe bakër të cilat kontribuojnë në çlirimin e energjive, hekur i cili ndihmon në një fuksionim normal të sistemit imunitar dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut si dhe hemoglobinës. Gjithashtu vitaminat B6 dhe B12 ndihmojnë për të ruajtur një funksionim normal të sistemit nervor. Formula gjithashtu përfshin dhe nutrientë të tjerë kryesorë si : L-Argininë , Inositol , N-Acetil Cisteinë dhe Betakarroten. Cikli menstrual dhe ngjizja A e dini se disa femra mund të kenë çrregulime të ciklit pasi ndalojnë përdorimin e kontraceptivit që përdornin , e këto çrreguime mund te zgjasin deri në 6 muaj? Cikli menstrual mund të ketë çrregulime dhe nga humbja në peshë, ngritja në peshë, ushtrimet e tepërta apo nga çrregullimet emocionale e fizike . Nëse ndodh që të keni vonesa ne ciklin menstrual, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni shtatëzën dhe këshillohet të kryeni nje test shtatzënie dhe te flisni me mjekun tuaj. Pregnacare Conception ka si bazë nutrientët dhe nuk ka hormone apo ilaçe. |Pa Gluten
Të ngjashme
Fitoni 400 pikë me këtë blerje
Dërgesa & kthimet
Dorëzimi i parashikuar: 1–3 ditë pune në Tiranë · 2–5 në gjithë Shqipërinë
Vitamina B12 ka një rol në procesin e ndarjes së qelizave
BurimiVitamina C kontribuon në zvogëlimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
BurimiNjë dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një stil jetese i shëndetshëm janë të rëndësishme.
Merrni një tabletë në ditë me vaktin kryesor, me ujë ose pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Është mirë të dini Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mbajeni larg fëmijëve të vegjël. Një suplement ushqimor nuk është zëvendësues për një dietë të larmishme.
Përgjigje bazuar në informacionin e këtij produkti.
Mineral gjurmë i nevojshëm për imunitetin, indin lidhor dhe pigmentimin.
Vitaminë B e tretshme në ujë; mbështet metabolizmin e energjisë dhe sistemin nervor.
L-arginina është një aminoacid proteinogjen që gjendet natyrshëm në ushqime të pasura me proteina dhe në organizëm si pjesë e metabolizmit të aminoacideve. Në suplemente përdoret zakonisht si L-argininë në formë pluhuri ose kapsule, si dhe në forma të ndryshme kripërash/komplekseve për qëndrueshmëri dhe tretshmëri, si L-argininë hidroklorid (HCl) ose argininë alfa-ketoglutarat (AAKG). Në etiketë mund të shfaqet edhe si “free form” (bazë) ose si pjesë e përzierjeve të aminoacideve dhe formulave “pre-workout”. Si lëndë e parë, L-arginina është një pluhur kristalor i bardhë, shpesh higroskopik, që përzihet me ujë ose futet në kapsula. Në kozmetikë mund të gjendet më rrallë në formula ujore si aminoacid/komponent kondicionues, zakonisht në përqendrime të ulëta dhe në kombinim me aminoacide të tjera.
Vitamina D3 (kolekalciferoli) është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e pranishme natyrshëm në organizëm dhe në disa ushqime me origjinë shtazore. Në suplemente ushqimore përdoret zakonisht si kolekalciferol, i tretur në vaj dhe i dozuar në mikrogramë (µg) ose në njësi ndërkombëtare (IU), në kapsula të buta, pika ose tableta. Lënda e parë mund të vijë nga lanolina (yndyra e leshit të deles) ose nga burime vegane përmes fermentimit dhe më pas përpunimit. Në formulime kozmetike mund të shfaqet si përbërës në sasi të vogla, zakonisht i listuar në etiketë me emrin INCI “Cholecalciferol”. Si substancë, është një derivat i steroleve me strukturë lipofile, ndaj shpesh kombinohet me bartës vajorë për stabilitet dhe shpërndarje. Në produkte, emërtimi “D3” përdoret për ta dalluar nga vitamina D2 (ergokalciferoli), që është një formë tjetër e vitaminës D.
Vitaminë B e nevojshme për metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e lëkurës.
Mineral thelbësor për hemoglobinën dhe transportin e oksigjenit në gjak.
Vitamin C
N-acetilcisteina (NAC) është derivat i aminoacidit L-cisteinë, ku grupi amino është acetiluar; në etiketim mund të shfaqet edhe si N-acetyl-L-cysteine ose acetylcysteine. Është një përbërës i vogël organosulfurik, i tretshëm në ujë, që lidhet kimikisht me cisteinën e pranishme natyrshëm në proteina dhe në metabolizmin njerëzor. Në suplemente ushqimore zakonisht paraqitet si pluhur ose kapsula/tableta me NAC të pastër, ndonjëherë në kombinime me aminoacide të tjera. Në kozmetikë mund të gjendet si përbërës me emërtimin INCI “Acetyl Cysteine”, i përdorur në formula ujore si serumë ose produkte për kujdesin e lëkurës. Si lëndë e parë, NAC identifikohet shpesh me emrin kimik “acetylcysteine” dhe me numra standardë si CAS, ndërsa cilësia mund të variojë sipas pastërtisë dhe formës së furnizimit.
Vitaminë B7 e tretshme në ujë; mbështet metabolizmin e energjisë dhe shëndetin e flokëve, lëkurës e thonjve.
Mineral i përfshirë në mbi 300 reaksione enzimatike; mbështet energjinë, muskujt dhe sistemin nervor.
Mineral antioksidant; mbështet imunitetin dhe shëndetin e flokëve dhe thonjve.
Mineral thelbësor për imunitetin, shërimin e plagëve dhe shëndetin e lëkurës, flokëve e thonjve.
Inozitoli është një poliol (alkool sheqeri) me gjashtë atome karboni, i njohur kimikisht si cikloheksanheksol, që gjendet natyrshëm në organizëm dhe në shumë ushqime bimore. Ai ekziston në disa izomere, ku myo-inozitoli është forma më e përhapur, ndërsa D-chiro-inozitoli shfaqet më rrallë dhe përdoret veçmas ose në kombinime të përcaktuara në suplemente. Në produktet ushqimore dhe suplementet, inozitoli paraqitet zakonisht si pluhur i tretshëm ose kapsula/tableta, shpesh si myo-inozitol, D-chiro-inozitol ose si derivate të fosforiluara si inozitol heksafosfat (IP6/fitat). Në kozmetikë, ai shënohet me emrin INCI “INOSITOL” dhe përdoret në formula për fytyrën, trupin dhe flokët, zakonisht në përqendrime të ulëta si pjesë e fazës ujore. Për shkak të natyrës së tij shumë-hidrofile, integrohet lehtësisht në serume, kremra, tonikë dhe produkte leave-in për flokët. Në formulime, mund të gjendet edhe si pjesë e komplekseve me përbërës të tjerë hidratues ose kondicionues.
Mineral thelbësor për sintezën e hormoneve të tiroides.
Vitaminë B që ndihmon në metabolizmin e energjisë dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
Vitaminë B që mbështet sintezën e koenzimës A dhe performancën mendore.
Antioksidant i tretshëm në yndyrë që mbron qelizat nga dëmtimi oksidativ.
Lexoni udhëzuesin:
Lexoni udhëzuesin:
Vitamin D, Vitamin E, Vitamin C, Vitamin B1, Vitamin B2, Niacin, Vitamin B6, Folate, Vitamin B12, Biotin, Pantothenic Acid, Magnesium, Iron, Zinc, Copper, Selenium, Iodine, Inositol, L-Arginine, N-Acetyl Cysteine, Betacarotene, Natural Mixed Carotenoids.
Po, Pregnacare Conception është i përshtatshëm për vegjetarianët.
Një paketim përmban 30 tableta.
Merrni një tabletë në ditë me vaktin kryesor, me ujë ose pije të ftohtë.